Transmetuar më 01-05-2020, 17:59

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin si Kryeministrin e ri të vendit.

Vendimi u mor një ditë pasi Thaçi tha se kishte mandatuar Hotin për Kryeministër, por që çështje menjëherë u dërgua në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo e thellon ngërçin politik në Kosovë dhe nuk dihen hapat e mëtejshëm për krijimin e Qeverisë së re.

Vetëvendosje e ka kundërshtuar mocionin e mosbesimit në Parlament, teksa kërkon që të mbahen zgjedhje të parakohshme. /k.k/noa.al/