Vullkani Etna aktivizohet me shpërthime, pamjet befasuese
Transmetuar më 01-05-2020, 15:59

Vullkani Etna u aktivizua sërish gjatë mbrëmjes së 30 prillit, duke bërë që shpërthime llave të filmohen.

Pamjet nga aktiviteti i vullkanit i cili ndodhet në Siçili të Italisë, janë publiku

nga vullkanologu Boris Behncke, nga shtëpia e tij në Tremestieri Etneo.

U bënë muaj tashmë që Etna është aktiv dhe Bencke flet për çfarë pa nga shtëpia e tij.

“Dëgjuam në mbrëmje dhe vazhdojmë të dëgjojmë shpërthime të shkaktuara nga aktiviteti vullkanik. Nuk bëhet fjalë për shpërthime të rrezikshme, pasi të kësaj natyre në dhjetë vitet e fundit kemi parë në disa raste”, thotë ai.

Shpërthimet nga vullkani më i rrezikshëm dhe me aktivitetin më të lartë në Europë, kanë qenë të shpeshta gjatë 3-4 ditët e fundit.

Aktiviteti periodik i vullkanit ka nisur tashmë qysh prej 12 shtatorit 2019 dhe është shoqëruar me shpërthime të herë pas hershme.

“Shumë nga këto shpërthime janë shoqëruar me llavë, tym dhe hi. Aktualisht është në aktivitet një nga tre konet që janë formuar në brendësi të grykës së vullkanit”, përmbyll mesazhin e tij vullkanologu. /a.y/noa.al

Loading...