Transmetuar më 01-05-2020, 15:11

Po festonte mbylljen e izolimimit prej koronavirusit në Turqi, dhe vendosi që të pozonte buzë shkëmbinjve në parkun e Duden të Antalya, aty ku priste prej shumë ditësh, që të shkonte.

U pozicionua teksa një mikja e saj i bëri fotografinë, por papritur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Është kjo mënyra në të cilën gjeti vdekjen tragjikisht 31-vjeçarja Olesia Suspitsina, nga Kazakistani me banim në Turqi.

Rrëzimi nga 35 metra lartësi i shkakto vdekjen me menjëhershme. Trupi i saj i pajetë u gjet në ujë.

Olesia Suspitsina, e cila kishte punuar si guidë për turistët për pesë vjet në të njëjtin rajon, kishte shkruar pak ditë më parë në Instagram, “I adhuroj bukitë e natyrës turke. Kjo është parajsa ime”. /a.y/noa.al