Transmetuar më 01-05-2020, 12:59

Spanja regjistron 281 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, një rritje e lehtë krahasuar me një ditë më parë kur u shënuan 268 viktima.

Me shifrat e fundit shkon në 24.824 numri total i të vdekurve, qysh nga nisja e pandemisë.

Nga të dhënat e publikuara të orëve të fundit, shifrat e së enjtes u raportuan si më të ulëtat që nga 20 marsi.

Spanja deri më tani ka regjistruar 215.216 raste pozitive, qysh nga nisja e epidemisë.

Me këto shifra, Spanja renditet pas SHBA-ve, Italisë dhe Britanisë së Madhe. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd