Transmetuar më 01-05-2020, 12:29

Një grua në Fier kërcënoi paraditen e sotme se do të hidhej nga pallati.
Gjithçka pasi ishte paralajmëruar se do ti shembej një shtesë pa leje.
Siç mund të shihni në pamje, gruaja është ngjitur në bordurat e jashtme të shtëpisë, duke qëndruar për afro një orë aty.
Por negociatat me policinë, bën që efektivët ta neutralizojnë dhe ta kthejnë në banesë.
Gruaja ka kërcënuar me flijim në gjendje të rënduar psikologjike. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





