Transmetuar më 01-05-2020, 10:41

Mbi 1 milionë persona janë shëruar nga koronavirusi qysh nga nisja e pandemisë.

Është kjo ajo që thotë Johns Hopkins University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nxjerrë shifra.

Numri total i të prekurve në të gjithë botën është mbi 3.3 milionë, ndërsa, të vdekurit i kanë kaluar 234 mijë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistrojnë numrin më të lartë të të shëruarve me 154 mijë, ndjekur nga Gjermania me 123 mijë.

Më tej vjen Spanja me 112 mijë, Kina me 78 mijë dhe Italia me 76 mijë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd