


Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin rezulton pozitiv ndaj testit të koronavirusit.
Kjo bëri që gjatë kësaj të enjteje ti kalojë kompetencat zv.Kryeministrit Andrei Belusov.
Mishustin informoi Presidentin Vladimir Putin gjatë një video-konference, se është prekur nga koronavirusi.
“Sapo mësova rezultatet e testit që iu nënshtrova dhe jam pozitiv”, i tha Mishustin, Presidentit Putin.
Kryeministri i cili është 54 vjeç dhe është në detyrë qysh prej muajit qershor, bëri me dije se do të izolohet për të ruajtur pjesëtarët e kabinetit, por se do të ruajë kontaktet me Belusov dhe me pjesën tjetër të qeverisë.
Putin nga ana e tij e mbështeti vendimin e Kryeministrit, si dhe i kërkoi që të qëndrojë në kontakt për politikat ekonomike gjatë pandemisë.
Deri më tani numri i viktimave në Rusi ka shkuar në 1073, ndërsa i të infektuarve në 106.498. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





