
Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e punëtorëve, 1 Majin, me pamje nga puna e të angazhuarve në vijën e parë me betejën e koronavirusit.
Në pamje shihen mjekë, policë, punonjës që shpërndajnë ushqim etj., në krye të detyrës.
“Në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë njoftoi një ditë më parë se më 1 Maj nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





