
Disa nga 30 mjekët dhe infermierët që u dërguan në ndihmë të kolegëve të tyre në Itali, u ndëshkuan mbrëmjen e kaluar nga autoritetet e vendit fqinj sepse organizuan brenda hotelit ku qëndronin një festë me muzikë dhe alkool pasi përfunduan misionin e tyre atje.
Personeli mjekësor që mbërriti nga Tirana, i angazhuar në departamentet Covid-19 të Spitaleve Civile, u gjobit mbrëmjen e djeshme nga policia lokale.
“Unë iu drejtova policisë dhe do ta bëja përsëri, sepse angazhimi në spital nuk justifikon mungesën totale të korrektësisë dhe respektimit të rregullave”: ky është shpërthimi i Luca Andriani, drejtor i Hotel Regal në Brescia, ku mjekët dhe infermierët shqiptarë, rreth 12prej tyre, u gjobitën nga policia lokale mbrëmjen e djeshme ndërsa festuan përfundimin e misionit të tyre në Itali në mbështetje të Spitaleve Civile për emergjencën e koronavirusit.
“Roja i natës më thirri rreth mesnatës dhe më tha që festa kishte vazhduar me orë të tëra, midis alkoolit dhe muzikës me zë të lartë, duke provokuar protesta nga personat e dhomave të tjera, të zëna gjatë kësaj periudhe ekskluzivisht nga personeli shëndetësor dhe forcat të rendit, në veçanti karabinierët. Askush nuk mbante maskë dhe shumë ishin në ballkon duke kënduar dhe ulëritur, duke prishur qetësinë publike. E cila është edhe më serioze nëse konsideroni se hoteli është direkt përpara spitalit".
Sipas drejtorit të Hotel Regal, delegacioni shqiptar nuk ishte i ri në këto episode: “Kishte tridhjetë mjekë dhe infermierë, ata ishin pritur në hotelin tonë për një muaj dhe të paktën dhjetë persona kanë qenë gjithmonë shumë të vështirë për tu menaxhuar", – vazhdon Adriani.
Pavarësisht se u filmuan disa herë, si nga stafi i hotelit, ashtu edhe nga policia lokale gjatë kontrolleve periodike, ata shpesh krijuan grumbullim në dhoma, në zonën e hollit dhe gjithashtu në ballkone dhe jashtë, ku mblidheshin për të pirë duhan. Nuk mbanin maska, madje lanë të vjella për t’u pastruar nëpër dhoma. Ndërsa u përpoqën të hyjnë në pishinën e cila ishte mbyllur për shkak të rregullave anti COVID-19”.
"Është e qartë se askush nuk e ka vënë në dyshim punën e tyre në repart, por për ne na dukej e drejtë të raportonim sjelljet që ata kishin jashtë spitalit, veçanërisht në mbrëmje. Unë e kuptoj që të rinjtë kanë të drejtë të pushojnë, sidomos pas ditëve të tilla stresuese të punës, por pa e tejkaluar".
Adriani thekson se policia lokale në mënyrë të përsëritur ishte përpjekur t’i këshillonte ata por pa rezultat.
"Unë jam mirënjohës për mjekët dhe infermierët shqiptarë që erdhën të na ndihmojnë, por nëse në vend që të na ndihmojnë ata na ekspozojnë ndaj rreziqeve më shumë për shkak të sjelljes së tyre, prania e tyre bëhet e padobishme”, tha Luca Andriani.
Manastirliu pret 30 mjekët dhe infermirët e rikthyer nga Italia: Shkruat një faqe të re në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë

Tiranë, 30 Prill – Pak para mesnatës kanë mbërritur në Shqipëri 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që para një muaji u nisën në Itali për të ndihmuar fqinjët tanë për përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” 30 mjekët dhe infermierët duke u uruar atyre mirëseardhjen u shprehur se me vajtjen e tyre kanë shkruar një faqe të re në historinë e marrëdhënies mes Italisë dhe Shqipërisë.
“Jam shumë e emocinuar që jeni këtu pasi ishim në merak për ju pasi po shkonit në vendet më të prekura. Di që keni bërë një punë të lavdërueshme. Keni lënë mbresa tek stafi aty në spitalet në Breshia. Keni lënë mbresa tek pacientet. Ju keni shkruar një faqe të re në historinë e marrëdhënies mes Italisë dhe Shqipërisë”, tha Manastirliu.
Duke i falenderuar për kontributin e tyre, Manastirliu tha se lufta kundër COVID19 nuk ka mbaruar dhe eksperienca e mjekëve dhe infermierëve në Itali do t’u shërbejë jo vetëm atyre por edhe sistemit shëndetësor shqiptar.
“Jam e sigurtë që kjo eksperiencë do t’u shërbejë shumë ju, por edhe sistemit tonë shëndetësor. Ka nevojë për ju, ka nevojë për eksperiencën tuaj këtu. Ju jeni heronjtë modern të Shqipërisë. Dhe në këtë kohë të jesh hero dmth të tregosh solidaritet, sakrificë në një mision sublim në emër të jetës”, tha Manastirliu.
Ju do të vetëkarantinoheni brenda banesave tuaja sipas standardid dhe udhëzimit që kemi përcaktuar, më të jgitha mjetet e mbrojtejs personale. Për 14 ditë do të qëndroni brenda banesave tuaja, duke respektuar dhe standarded e sigurisë brenda familjeve tuaja.
Grupi i parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh shërbeu për një muaj në spitalet e Breshiash, një akt solidarteti që u vlerësua nga Italia. Ata do të qëndrojnë për 14 ditë në vetëkarantimin, sipas protokolleve të përcaktuara, pavarësisht se të gjithë ata kanë rezultuar negativë për COVID19 pas testimit të kryer para se të niseshin për Shqipëri. Aktualisht në Itali po shërbejnë dhe 60 infermierë shqiptarë, pjesë e grupit të dytë të dërguar nga vendi ynë në ndihmë të Italisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





