Transmetuar më 30-04-2020, 19:21

Prej datës katër maj, të gjithë të riatdhesuarit që mbërrijnë në zonat e kuqe do të karantinohen në banesat e tyre.

Lajmi u dha nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në prezantimin e lehtësimit të masave në disa zona.

Vetëkarantinimi i të atdhesuarve do të shoqërohet me kontrolle të rrepta sigurie.

“Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë.

Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara”, tha Manastirliu.

Deri më tani, të riatdhesuarit janë karantinuar në hotele pranë pikave të kalimit kufitar. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd