Transmetuar më 30-04-2020, 18:25

Presidenti Ilir Meta kërkon një hapje të sigurtë dhe të pakthyeshme të ekonomisë, e cila është goditur jo pak nga koronavirusi.

Duke iu referuar një analize të bërë nga ekonomisti Arben Malaj, kreu i shtetit ka shprehur domosdoshmërinë e hartimit të paketave sociale nga qeveria.

Postimi i Metës:

Ndërsa duhet forcuar edhe më tej kontrolli i pandemisë dhe treguesve të saj, duhet të shtojmë përpjekjet për një hapje të sigurt dhe të pakthyeshme të ekonomisë, me qëllim ringritjen e saj sa më të shpejtë. Ju ftoj të lexoni dhe këtë analizë të Prof.Dr. Arben Malaj: Qeveria duhet ta përmirësojë transparencën publike të hartimit dhe miratimit të paketave sociale dhe mbështetëse për biznesin. Konsultimi dhe analiza e kujdesshme e çdo propozimi prej grupeve të interesit.

Analiza, vlerësimi dhe përfshirja e propozimeve të opozitës përmirësojnë pritshmëritë e individëve dhe biznesit për daljen nga kriza dhe ringritjen e tyre. 

Përmirësimi i pritshmërive optimiste ka një efekt pozitiv në ekonomi shumë më të madh se qindra miliona dollarë apo euro të injektuara në ekonomi. Hapja e ekonomisë edhe në mënyrë graduale është fillimi i fundit të efekteve negative të COVID-19, ndërsa ringritja e ekonomisë të jetë fillimi i fundit të keqqeverisjeve, sepse aty gjenden rrënjët përse disa vende preken më pak dhe ringrihen menjëherë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd