Transmetuar më 30-04-2020, 17:39

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Diskutimet janë përqëndruar te domosdoshmëria e pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të drejtësisë.

“Takova gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Do të vazhdoj të mbështes fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi. Ne duhet të përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë”, ka shkruar ambasadorja në Tuiter.

Ndërkohë, mes gjyqtarit Dvorani dhe Presidenti Meta ka një përplasje institucionale.

Kreu i Shtetit i ka dërguar një letër institucioneve të larta të drejtësisë ku kërkon largimin e kreut të KED Ardian Dvorani pasi sipas tij i ka mbaruar mandati. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd