Kryeministri i ri i Kosovës, Thaçi dekreton Avdullah Hotin
Transmetuar më 30-04-2020, 16:39

Avdullah Hoti është dekretuar nga Presidenti Thaçi si Kryeministri i ri i Kosovës. Kjo u bë e mundur pas marrëveshjes që arritën Haradinaj dhe Mustafa.

“Pas letrave që i kam dërguar LDK-së, sot kam marrë një letër nga Isa Mustafa i cili konfirmon se mbështet të gjitha kriteret mbizotërues për qeverinë e re duke siguruar votat e nevojshme në Kuvend”, ka thënë Thaçi.

Dekretimi i Hotit vjen pak javë pasi Parlamenti votoi pro mocionit të mosbesimit për Qeverinë e Albin Kurtit.

Ky i fundit ka paralajmëruar se do t’a dërgojë çështjen ne Gjykatën Kushtetuese si edhe do kërkojë interpretim nga Komisioni i Venecias. /k.k/noa.al/