Frika nga përhapja e koronavirusit shkakton trazira në burg, vdesin 5 të dënuar dhe 2 roje
Transmetuar më 30-04-2020, 16:11

Një rebelim i të burgosurve në kryeqytetin e Sierra Leones ka marrë jetën e të paktën shtatë personave dhe ka plagosur disa të tjerë.

Të burgosurit u përpoqën të arratiseshin duke thënë se disa të tjerë ishin infektuar me koronavirus, raporton noa.al duke cituar agjensinë afrikane ANN.

Incidenti ndodhi të mërkurën në burgun Pademba, ku humbën jetën 5 të burgosur dhe 2 roje.

Sipas policisë, burgut që mbante 2 mijë të dënuar iu vu zjarri nga disa të bugosur.

Mediat e tjera thonë se të burgosurit ishin të frikësuar se mund të infektoheshin nga të dënuarit e tjerë, që shfaqën shenja të sëmundjes Covid-19.

Deri tani, Sierra Leone ka konfirmuar 104 të infektuar me koronavirus dhe 4 jetë të humbura./a.m/noa.al

Loading...