

Në kushtet e izolimit prej koronavirusit, u ngjit për të festuar në tarracën, por u filmua teksa këndonte dhe kërcente.
Protagonist i kësaj ngjarje, nuk është një personazh i zakonshëm, por kryebashkiaku italian i Ventimiglia, Gaetano Scullino.
Ai u gjobit me 400 euro pasi mori pjesë në festën që mbahej në tarracë, bashkë me të zotët e shtëpisë që e kishin organizuar, pa respektuar rregullat e distancës.
Në një moment ai uli edhe maskën për të mbajtur një fjalim publik.
“Bëra një budallallëk. Më ftuan për një problem që kishin dhe më tej më ofruan një kafe. Ishte një veprim spontan”, tha ai.
Por më tej shtoi se merr përsipër përgjegjësitë e veprimit të tij. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





