Transmetuar më 30-04-2020, 13:59
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës, njëri i kapur me kokainë dhe tjetri për kontrabandë ilaçesh.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i M. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen nr.10, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “BMW”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Ndërkohë Policia Kufitare e Kapshticës, në hyrje të ë Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, të mjetit tip kamion me drejtues shtetasin V. S., në kabinë, konstatuan një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. S., 30 vjeç, banues në Korçë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd