Transmetuar më 30-04-2020, 13:08
Foto ilustruese

Parlamenti votoi në seancën e sotme aktin normativ të qeverisë, me anë të së cilit falen gjobat e vendosura ndaj qytetarëve gjatë periudhës së emergjencës së koronavirusit.

Me 95 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi votoi për faljen e gjobave dhe rikthimin e patentave.

Po ashtu u votua shtyrja me dy muaj e pagesës së qirave të bizneseve.

Në Kuvend janë miratuar edhe ndryshimet në buxhetin për 2020 për shkak të situatës së koronavirusit.

Votimet në seancën e sotme parlamentare

-Akti normativ nr. 14, date 11 prill “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19”, të ndryshuar”

– Akti normativ nr. 15, datë 15 prill 2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar”

– Akt normativ nr. 16, datë 17.4.2020 “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19”

– Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar”

– Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar”

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar”.

– Projektligji “Për shërbimet e pagesave”.

– Projektligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”

– Projektligji “Për pyjet”.

– Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto – Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar”.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike”.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët të prokurimit, ndërmjet Republikë së Shqipërisë, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të prokuruar kundërmasat mjekësore”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd