Transmetuar më 30-04-2020, 07:58

Duke nisur nga dita e sotme, e enjtja e 30 prillit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rihap aplikimet për të përfituar “pagën e luftës”, të akorduar nga qeveria në kushtet e emergjencës së koronavirusit.

Bëhet fjalë për të gjithë ata tatimpagues dhe individë të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për të përfituar nga paketa e parë e ndihmës.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton që aplikimet do të rihapen nga dita e sotme, datë 30 prill dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 5 maj 2020.

Tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Adiministrata Tatimore si përfitues të Paketës Nr. 1, do të njoftohen nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

“Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të vijuar zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19”, thuhet në njoftim. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE