Transmetuar më 29-04-2020, 22:20

Një pacient i infektuar ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Rasti i fundit e çon në 31 numrin e përgjithshëm të pacientëve që nuk e kanë fituar luftën me koronavirusin.

Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., me origjinë nga Shkodra ishte në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se ishte me pneumoni bilaterale, por vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd