Transmetuar më 29-04-2020, 21:11
Konfirmohen 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmi është bërë i ditur këtë mbrëmje nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Pas rasteve të fundit, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ka shkuar në 799.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 17 persona.
“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.
Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin”, shkruan Vitia./a.k/noa.al/