
Shkencëtarët shpresojnë se kanë gjetur ilaçin që arrin të kurojë sëmundjen e koronavirusit. Ata presin të bëjnë testet klinike pasi patën rezultate pozitivie në laborator dhe mendojnë se janë në rrugën e duhur.
Ekipi i kompanisë Phenumagen përdori ilaçin Neumifil dhe Carbohydrate Binding Modules (mCBMs) për të bllokuar sëmundjen Sars-CoV-2 që të mos kalonte në qelizat e mushkërive.
Shefi ekzekutiv Douglas Thomson tha se rezultatet pozitive nga tre studime të Universitetit të St Andrews tregojnë se mund të ketë së shpejti një ilaç që parandalon apo trajton infeksionin.
“Qëllimi ynë është që të fillojmë testet klinike për parandalimin dhe trajtimin e Covid-19”, tha ai, raporton noa.al duke cituar BBC.
Neumifil funksionon duke bllokuar ndërveprimin e koronavirusit me strukturat e quajtura receptorët ACE-2 në rrugët e frymëmarrjes, e cila është rruga hyrëse e sëmundjes për në trup./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





