










Koronavirusi ka infektuar mbi 3 milionë persona dhe ka marrë afro 220 mijë jetë që prej shpërthimit.
Ende nuk ka një ilaç apo vaksinë që mund të kurojë pacientët e infektuar, por një studiues i Universitetit në Singapor ka bërë një parashikim se kur do ti vijë fundi pandemisë.
Sipas Singapore University Of Technology And Design, Shqipëria mund të ketë zero raste të reja rreth datës 2 gusht.
Ndërsa 97 përqind e rasteve të reja me koronavirus në botë do të ulen deri më 30 maj të vitit 2020.
Studimi parashikon që 99 përqind e rasteve të Covid-19 do të përfundojnë më 17 qershor , 2020.
Në Itali, vendi më i goditur në Europë, pritet që të shuhet plotësisht pandemia deri me datën 10 tetor. Ndërsa në ShBA mund të raportohen zero raste të reja në shtator të këtij viti./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





