Transmetuar më 29-04-2020, 18:00

Koronavirusi merr 323 jetë në Itali në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 27.682.

Bëhet fjalë për një rënie shifrash, pasi një ditë më parë u regjistruan 382 viktima.

Ndërkohë në orët e fundit janë regjistruar 2.086 infektime të reja, teksa një ditë më parë u raportuan 2.091 raste.

Sakaq numri i të shëruarve në orët e fundit është rritur me 2.311 persona.

Në total në Itali numri i të infektuarve ka shkuar në 203.591, ndërsa i rasteve aktive aktualisht është 104.657 persona. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd