Transmetuar më 29-04-2020, 14:58



Aktori i njohur indian Irrfan Khan, ka gjetur vdekjen në Mumbai në moshën 53-vjeçare, gjatë së martës.
Shumë i dashur në vendin e tij, por edhe në shumë shtete të botës, ai nuk arriti që ta fitonte betejën me tumorin nga i cili vuante prej kohësh.
Ai njihet për rolet e tij në “Salaam Bombay”, “The Namesake”, por fitoi edhe më shumë famë tek filmi “The Millionaire”.
Për herë të fundit ai u shfaq në filmin “Angrezi Medium”, pak para se kinematë të mbylleshin në Indi, për shkak të masave prej koronavirusit.
Interpretuesi i personazheve shumë intensive, lë pas gruan dhe dy fëmijët. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





