Transmetuar më 29-04-2020, 13:43

Dalin detaje të reja nga 16 infektimet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Mësohet se rasti i Beratit është ai i një fëmije 12 vjeç, i cili u infektua nga 16-vjeçarja e konfirmuar pak ditë më parë me Covid-19 nga fshati Kostren, të cilën i mituri e kishte të afërme.

Ndërkohë nga pesë rastet e reja të konfirmuara në Krujë, dy janë punonjës fasonerie, ndërsa tre kontakte të tyre.

Pikërisht për shkak të përhapjes në masë, në Fushë Krujë dhe Krujë, të gjitha fasoneritë janë mbyllur.

Sakaq në Shkodër në orët e fundit është konfirmuar një rast i ri. I infektuari i fundit, është djali i infermieres nga Prekali, e cila rezultoi pozitive me koronavirus një ditë më parë. /a.y/noa.al

Koronavirusi, shtohen 16 raste të reja infektimesh në orët e fundit

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd