Transmetuar më 29-04-2020, 09:55

Një prej njerëzve më të pasur të Norvegjisë ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për vrasjen dhe rrëmbimin e gruas së tij.

Para një viti u deklarua se është rrëmbyer, por raportet e reja nga policia thonë se kjo ishte diçka e sajuar.

Për këtë arsye është arrestuar 70-vjeçari Tom Hagen, një multimilioner i Norvegjisë pasi dyshohet për vrasje ose komplot për të kryer vrasje.

Gruaja e tij, Anne-Elisabeth Hagen (foto në galeri) u zhduk nga shtëpia e tyre në një periferi të qetë në Oslo, kryeqytetin Norvegjez, 18 muaj më parë. Trupi i saj nuk është gjetur ende. Prej disa kohësh, hetuesit dyshojnë se Anne është vrarë.

Kur lajmet për zhdukjen e saj dolën për herë të parë në janar të vitit 2019, policia tha se ishte rrëmbyer dhe për të ishte kërkuar një shpërblim i madh. Por rrëmbimi ishte një sajesë e organizuar nga i shoqi që shihni në fotogaleri. /a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd