Transmetuar më 29-04-2020, 07:13

Dita e sotme (e mërkurë) do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti i vranët do të mbizotërojë në pjësën më të madhe të vendit.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të mëngjesit në veriperëndim dhe në qendër të territorit.

Gradualisht gjatë ditës reshjet do të prekin të gjithë vendin. Në veri dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet do të jenë me intensitet mesatar, hera herës edhe në formën e shtrëngatave, ndërsa në pjesën tjetër reshjet do të jenë me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejësi 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.

Temperaturat parashikohen: vendet malore 8°C deri në 19°C vendet e ulëta 10°C deri në 23°C vendet bregdetare 11°C deri në 21°C