Transmetuar më 28-04-2020, 21:52

Sama El-Masry, një kërcimtare e njohur orientale egjiptiane është arrestuar së fundmi për shkak të postimeve foto dhe video që konsiderohen si të pamoralshme në Egjipt.

Gruaja 42-vjeçare, po përballet me akuza shthurjeje e imoraliteti pas një debati të ashpër me prezantuesen televizive pro-qeveritare, Reham Saeed.

Siç raporton “The Sun”, që i referohet mediave vendase prezantuesja ka bërë tre padi kundër kërcimtares “bellydancer”, dhe më pas prokuroria ka zbatuar mandatin e arrestit.

Valltarja ka mohuar akuzat e pamjeve të papërshtatshme dhe thotë se është e përgjegjshme për postimet.

Masry është ndaluar në fundjavë dhe është dënuar me 4 ditë arrest.

Më poshtë keni disa prej videove të saj./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd