Transmetuar më 28-04-2020, 20:38

Mali i Zi planifikon të shkojë drejt hapjes së plotë, duke hequr të gjitha masat kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Deklarata është bërë nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, një ditë pasi vendi nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus.

Ai tha se Mali i Zi pritet t’i rikthehet normalitetit në 18 maj.

Markoviç tha për mediat se qeveria po përgatit vetëm një paketë serioze për industrinë e turizmit me bankat dhe Fondin e Investimeve dhe Zhvillimit.

Sipas tij kjo paketë do të synojë të ruajë investimet në turizëm, duke siguruar likuiditetin e ekonomisë së turizmit, në mënyrë që të jetë gati për të filluar sezonin./noa.al/