Fëmija 9 vjeç i infektuar me koronavirus takon 170 persona, por nuk infekton asnjë
Transmetuar më 28-04-2020, 19:59

Ka ngjallur diskutime në Francë rasti i një fëmije 9-vjeçar, i cili është i infektuar me koronavirus, por që pavarësisht kontaktit me 170 persona nuk ia transmetoi askujt.

Pas këtij rasti një studim i kryer nga ‘Public Health France’, sugjeron se fëmijët mund të mos jenë ndër përgjegjësit kryesor të përhapjes së virusit.

Vogëlushi bënte pjesë në një grup rastesh të lidhur me Steve Walsh, biznesmenin i cili u bë britaniku i parë i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, pasi mori pjesë në një konferencë në Singapor në muajin janar.

Walsh e transmetoi pa dashje infeksionin kur takoi 10 të rritur britanikë dhe një familje prej pesë anëtarësh në një shtëpi në qendrën e skive të Contamines-Montjoie në Haute-Savoie, pas një fluturimi nga Londra.

Një hetim nga Public Health France zbuloi se fëmija nuk e kishte transmetuar virusin tek asnjë nga vëllezërit e motrat e tij ose dikush tjetër që kishte kontakt me të, ndonëse të gjithë 172 personat e kontaktit u karantinuan si masë paraprake.

Studimi përshkruan se si analizat zbuluan se djali ishte infektuar me Sars-Cov-2, virusi që shkakton Covid-19, dhe gjithashtu me grip dhe një virus i zakonshëm të ftohti. Ndërsa të dy vëllezërit e tij pësuan grip dhe ftohje,  asnjëri prej tyre nuk e mori koronavirusin.

“Fëmija i infektuar me viruse të tjera të frymëmarrjes, frekuentoi tre shkolla ndërsa ai ishte simptomatik, por nuk e transmetoi virusin, duke sugjeruar dinamikë potenciale të ndryshme të transmetimit te fëmijët”, tha Kostas Danis, një epidemiolog i ‘Public Health France’.

Por pse fëmija nuk infektoi askënd? Djali, shpjegojnë mjekët, kishte vetëm simptoma të buta dhe duket se ka nivele fare pak të dallueshme të virusit. Prandaj besohet se niveli i ulët i infeksionit shpjegon pse nuk ka infektuar njerëz të tjerë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...