Transmetuar më 28-04-2020, 18:27

Shoqërohet në polici autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, ku në rrethana ende të paqarta, u plagos armë zjarri pistoletë Gëzim Bici, rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është  bërë i mundur  identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëhet me dije identiteti i tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd