Transmetuar më 28-04-2020, 18:00
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë.

Në fshatin Grabjan, Kujtim Qose, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor, motorrkorrëse, e cila drejtohej nga B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 63-vjeçari Qose.

Nga ana e policisë është shoqëruar në komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i motorrkorrëses,

ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd