Transmetuar më 28-04-2020, 14:39

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi ka deklaruar se është e dashuruar dhe në një intervistë ka deklaruar se emri i djalit misterioz fillon me “Xh”.

Në një postim të fundit në Instagram, Fifi e ka fshehur emrin e tij tek sfondi i zi, por kjo nuk i ka shpëtuar syrit publik.

Aty shihet se është bërë tag një djalë mee emrin Xhuljo Tabaku, me të cilin mendohet se këngëtarja është në lidhje.

Burime pranë Prive.al kanë konfirmuar se romanca mes dyshes ka kohë dhe gjërat mes çiftit shkojnë si mos më mirë.

Ndërsa Fifi nuk ka reaguar ende për këtë./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd