Transmetuar më 28-04-2020, 12:05

Legjenda e klubit francez të Saint-Etienne ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Prej rreth një jave, Robert Herbin ishte shtruar në spital për shkak të sëmundjes së shkaktuar nga alkooli dhe cigarja.

Herbin ndërroi jetë të hënën pas ndërlikimit të zemrës dhe mushkërive, por nuk kishte lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Lajmin e hidhur e dha  gazetari i njohur francez, Jacques Vendroux.

“Robert Herbin vdiq këtë mbrëmje në spitali verior të Saint Etienne. Vëllai dhe motrat e tij donin që unë t’ua njoftoja zyrtarisht diçka të tillë. Ne mendojmë për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij. Bota e futbollit është në zi”, shkroi Vendroux në llogarinë e tij në “Twitter”./a.m/noa.al