Transmetuar më 28-04-2020, 11:09

Një prej fotografëve më të njohur të qytetit të Elbasanit, Adi Zhuka ka humbur jetën aksidentalisht.

53-vjeçari kishte hipur në një pemë në oborrin e shtëpisë për të prerë degët e thata.

Fotografi humbi ekuilibrin dhe për pasojë u rrëzua nga një lartësi rreth 5 metra. Zhuka u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë por nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda në kokë.

Mësohet se u nda nga jeta në orën 01:15 të së martës, ndërsa aksidenti ndodhi rreth orës 17:05 të hënën (27 prill)./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd