Transmetuar më 28-04-2020, 10:03

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë.

Viktima është një 52-vjeçar nga Kruja, i cili ishte shtruar në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një burrë me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 30.

Brenda 24 orëve janë regjistruar dy viktima në vendin tonë. Mbrëmjen e kaluar, u konfirmua vdekja e një pacienti 73-vjeçar në spitalin "Shefqet Ndroqi". /a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd