
Dy burra rreth 60 vjeç u gjetën të pajetë në një fshat të Lezhës ditën e djeshme (27 prill).
Ata janë identifikuar si Kolë Murrani (rapsod i njohur i zonës) dhe Prengë Simoni. Dyshohet se shkak për vdekjen e tyre ka qenë një konflikt pronësie për një tokë are në fshatin Lalm, e cila lidhet me rapsodin.
Nisur nga këto të dhëna është shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen një banor i fshatit Lalm, i identifikuar si Aleksandër Përdoda, 41 vjeç.
Trupat e pajetë u gjetën nga djali i njërit prej viktimave pasi kishin marrë plumba fatalë arme zjarri në Lalm të vjetër rrethi Lezhë, zonë e thellë kodrinore.
Në njoftimin zyrtar, policia tha se "në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit"./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





