Transmetuar më 28-04-2020, 08:52

Disa nxënës janë kthyer në bankat e shkollës në Shangai dhe Pekin ditën e hënë (27 prill), disa muaj pasi qëndruan në izolim nga koronavirusi.

Para se të hyjnë në shkollë, çdo nxënësi apo studenti do ti matet temperatura dhe rregulli kryesor është se duhet të tregojnë kodin jeshil në aplikacionin e veçantë që tregon për rrezikun e infeksionit.

Adoleshenti Meng Xianghao ka treguar se mori masa paraprake shtesë në ditën e parë të shkollë.

“Unë solla maska, qese plehrash dhe dezinfektantë”, tha Meng për AFP. Ndërsa të tjerë shpreheshin të lumtur që po takonin sërish miqtë.

Kina duket se e ka mposhtur koronavirusin, por ekziston frika për shpërthimin e një vale të dytë të infektimeve nga rastet e importuara./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd