Transmetuar më 28-04-2020, 08:37

Drejtoresha e departamentit të urgjencës në një spital të Manhattanit ka kryer vetëvrasje pasi kaloi disa ditë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.

Lajmin e konfirmoi babai i saj, mjeku Philip Breen për New York Times duke thënë: “Ajo u përpoq të bënte punën e saj dhe kjo e vrau”.

Mjekja Lorna Breen po punonte në spitalin Allen për të trajtuar pacientët me koroavirus. Ajo ishte 49 vjeçe dhe i dha fund jetës të dielën në Charlottesville.

Philip Breen tha se vajza e tij u sëmur me virus kur ishte në punë por u kthye në detyrë rreth një javë e gjysmë pasi u shërua. Por spitai vendosi ta kthente sërish në shtëpi dhe familja e çoi në Virginia.

Sipas babait, mjekja nuk kishte probleme me shëndetin mendor. Në bisedën e fundit që patën, i tha se sa e vështirë ishte që të shihte pacientë që ndërronin jetë, përfshirë disa që merreshin me ambulancë.

"Ajo ishte me të vërtetë në vijën e paëe të luftës. Sigurohuni që të vlerësohet si një heroinë", shtoi mjeku.

Është paralajmëruar edhe më parë se ekipi shëndetësor do të goditet nga stresi post-traumatik, i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd