
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 1384 jetë të humbura dhe 23196 raste të reja me koronavirus gjatë orëve të fundit.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve e ka kaluar shifrën 1 milionë.
Ndërkohë, janë regjistruar në total 56,803 jetë të humbura që prej fillimit të pandemisë.
Aktualisht janë konfirmuar gjithsej 139,162 të shëruar. Ndërkohë, mbeten 814,542 raste aktive, nga të cilët 14,186 pacientë po luftojnë me vdekjen.
Shtetet më të goditura mbeten New York dhe New Jersey.
Në New York janë regjistruar në total 298,004 të infektuar dhe 22,623 jetë të humbura.
Ndërsa New Jersey ka 111,188 të prekur nga koronavirusi, nga të cilët kanë humbur betejën 6,044 pacientë./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





