Transmetuar më 27-04-2020, 22:28

Moderatorja Albana Osmani ka vendosur ti rikthehet sërish televizionit.

Duke folur për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Osmani i tha Evi Reçit se do të jenë shumë pranë të dyja.

“Po Evi kam një projekt televiziv, mund të jemi shumë pranë”, u shpreh Albana pa dhënë detaje të tjera për formatin në të cilin do të jetë së shpejti.

Që prej korrikut të vitit 2019, moderatorja konfirmoi largimin nga “Top Channel”, duke thënë se po shqyrtonte projekte të reja që do ta sillnin sërish në ekran.

Këtë herë duket e vendosur por nuk zbuloi detaje se me cfarë projekti do e shohim së shpejti./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd