
Gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet u godit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe do të prishet për tu rindërtuar sërish. Ndër vite, nga kjo shkollë personalitete të njohur për publikun shqiptar.
Mes tyre është edhe ish-deputetja Jorida Tabaku me ish-ministrin Saimir Tahiri, të cilët kanë qenë në të njëjtën klasë. Duket se miqësia e gjimnazit nuk ka përfunduar pasi kanë një grup virtual ku aktualisht flasin për gjimanzin që po prishet.
Duke folur për emisionin “Shqipëria Live”, Tabaku zbuloi pak nga biseda:
“Po e diskutoja me Julkën dhe mendoja se ishim në klasë tani. Unë nuk kisha parë asgjë për gjimnazin Sami Frashëri, na dërgojnë foto të shkollës duke u prishur, në grupin e gjimnazit në WhatsApp. I thashë jo nuk ka mundësi, madje kishte rrethuar me rreth jeshil dhe klasën, dhe thonin sa të fortë jemi. Ne e mbajmë shumë, unë herën e fundit nuk kam qenë dot, por ja kemi kaluar shumë mirë. Gjimnazi është periudha më e bukur dhe ne na duket vetja më e veçantë se të tjerët. Ne flasim shumë, diskutojmë shumë.”
E pyetur nëse pjesë e grupit është edhe ish-ministri Tahiri, Jorida zgjodhi ta linte mister duke thënë:
“Nuk tregohen të gjitha këtu.”/a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





