


Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Rusi, ku një 13-vjeçar ka vrarë me thikë të vëllanë 7-vjeçar gjatë një momenti nervozizmi pasi humbi një lojë në telefon.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shtëpinë e tyre në rajonin qendror rus Krasnoyarsk Krai, ku mësohet se 13-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka qëlluar disa herë me thikë vëllanë 7-vjeçar.
Dy djemtë jetonin me nënën e tyre, të fejuarin e saj dhe motrën 6-muajshe.
Sipas “The Sun”, që citon mediat ruse, ngjarja ka ndodhur më 23 prill, ndersa nëna çoi të bijën në shtëpinë e gjyshërve, duke i lënë djemtë për fjetur në shtëpi.
Sipas raportimeve vëllai i madh më vonë ka nisur të luajë në celular por është nervozuar se nuk po i ecte loja.
Ai raportohet se nisi të godasë mobiljet dhe të rrëzonte sendet përtokë.
Më pas besohet se vëllai i vogël u zgjua nga zhurma dhe nisi të fshihet prej të vëllait në kuzhinë.
Vëllai i madh duke u trembur se do të tregonte te prindërit, e sulmoi atë duke e goditur 15 herë me thikë.
Mësohet se 7-vjeçari ka vdekur në vend.
Kur nëna është kthyer në shtëpi nuk ka besuar atë që adoleshenti ka treguar dhe ka thirrur policinë.
Gjatë marrjes në pyetje djaloshi pranoi vrasjen, duke thënë se kishte frikë se do ta tallnin shokët sepse kishte humbur një raund të thjeshtë të lojës, dhe se i vëllai do t’i tregonte të rriturve se kishte thyer mobiljet.
Krimi ka tronditur komunitetin vendas, teksa 13-vjeçarit po i jepet ndihmë psikologjike./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





