Transmetuar më 27-04-2020, 15:20

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Nevina Shtylla duket se i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë. Para disa muajsh, u përfol se po shijonte romancën me juristin Arbër Myftari, për të cilën nuk bëri asnjëherë deklaratë publike.

Por ditën e djeshme rrëfeu se është beqare, gjë që tregon se historisë i ka ardhur fundi.

Në rubrikën “Trotuar” u pyet nëse është nga ato çifte që e gjeti karantina të ndarë apo të bashkuar. Për këtë, Nevina Shtylla tha: “Unë s’jam çift fare kështu që…”

Më pas vijoi fjalën e saj për temën. Nuk u dhanë tdetaje të tjera, pasi bukuroshja e ekranit ka zgjedhur të jetë shumë e rezervuar sa i përket jetës private./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd