Transmetuar më 27-04-2020, 13:06

Spanja shënon një rritje të numrit të viktimave, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 331 të vdekur, ndërkohë që një ditë më parë u raportuan 288 raste.
Po ashtu janë raportuar 1.831 raste të reja të infektuarish, teksa të dielën ishin 1.729.
Me këto shifra shkon në 23.521 numri total i të vdekurve dhe në 209.465 i të infektuarve.
Fernando Simon, drejtor i qendrës së koordinimit për emergjencat shëndetësore deklaron se
“Secili duhet të demonstrojë përgjegjësinë personale dhe familjare, për të garantuar që hapja progresive të mos kthehet në një rrezik për popullsinë”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





