
Në raport me një ditë më parë kur asnjë nga pacientët e shtruar në dy spitalet Covid nuk raportohej asnjë i intubuar, në 24 orët e fundit u raportuan dy raste të intubuarish në gjendje të rëndë.
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, duke prezantuar raportin e 24 orëve të fundit tha se në orët e fundit dy pacientë janë intubar.
Në dy spitalet Covid aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë, ku prej tyre në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa një pacient është i intubuar.
Në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa një pacient është i intubuar.
Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me Covid-19 nga 737 në total.
Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





