Transmetuar më 27-04-2020, 10:55

Infektimet nga koronavirusi në të gjithë botën, i kanë kaluar 3 milionë.

Nga të dhënat e paradites së sotme bëhet me dije se se numri i të prekurve nga Covid-19, ka shkuar në 3.003.889.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 207.103 dhe i të shtruarve në spital në 882.677.

Në vendin e parë për numrin e viktimave renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 55.415 të vdekur, ndërsa të infektuar janë 987.322.

E dyta për numrin e të vdekurve renditet Italia me 26.644 dhe me 197.675 të infektuar.

Në vendin e tretë për numrin e viktimave renditet Spanja me 23.199, ndërsa të infektuarit kanë shkuar në 226.629. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd