
Përdornin dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si punonjës policie, por kjo bëri që njëri të arrestohet dhe tjetri të vihet në hetim.
Vënia e tyre para përgjegjësisë penale u bë gjatë një operacioni të policisë së Tiranës të koduar “Kompetencat”.
I arrestuari është Julian Muça, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç.
Dy të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





