Transmetuar më 27-04-2020, 08:45

Krahasuar me 27 kriza të ndryshme epidemike në 2 mijë vitet e fundit, pandemia e koronavirusit renditet ndër vendet e fundit për shkallën e vdekshmërisë.

Është kjo ajo që lexohet në një studim gjerman të Deutsche Bank, analizat e së cilës marrin parasysh epidemitë në dy mijëvjeçarët e fundit.

Nëse murtaja Antonine, një pandemi e madhe e fruthit ose tifos, u përhap në kufijtë e Perandorisë Romake nga ushtarë që ktheheshin nga fushat kundër Parthianëve, zgjati për 30 vjet, duke regjistruar deri në 30 milionë të vdekur. Ndërsa me masat e duhura një shekull më parë, gripi spanjoll regjistroi një shkallë vdekshmërie prej 2.73%.

Studimi i Deutsche Bank vendos emergjencën aktuale shëndetësore prej Covid-19, në fund të 27 krizave epidemike në historinë e njerëzimit.

Ndër pandemitë e marra në shqyrtim, më e keqja për vdekshmërinë ishte murtaja e zezë e shekullit të katërmbëdhjetë, e cila shfarosi 40% të popullsisë.

Në bazë të numrit të viktimave, e dyta vjen murtaja e Justinianit, në shekullin e gjashtë pas Krishtit, me 28%.

Kështu deri më tani, shkalla e vdekshmërisë prej koronavirusit është vlerësuar me 0.002%, ku veçohet Italia e cila ngre raportin e të vdekurve dhe të sëmurëve në 12%.

Pa masat e marra globalisht, parashikohet se shkalla e vdekshmërisë do të ishte 0.23%, duke regjistruar 17.6 milionë viktima në të gjithë botën, sugjeron studimi. Si është e mundur ky vlerësim? Studiuesit e Deutsche Bank janë bazuar në atë që ndodhi në anijen Diamond Princess në Japoni, ku shkalla e vdekshmërisë ishte 0.23%.

“Pandemia aktuale do të bëhet kështu, e 13-ta më vdekjeprurëse në histori”, thotë studimi. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd