
Kryeministri britanik Boris Johnson e ka plotësuar rikuperimin nga koronavirusi dhe do të kthehet në drejtimin e qeverisë me kohë të plotë duke nisur nga dita e sotme, e hëna e 27 prillit.
Mediat angleze citojnë burime qeveritare, të cilat bëjnë me dije se rimarrja e vetes në rezidencën e fshatit në Chequers ku ndodhej me partneren e tij Carrie Symonds, gjashtë muajsh shtatzënë, ka ndodhur totalisht.
Madje të shtunën, ai pati tre orë mbledhje me ministrin e Jashtëm dhe sekretarin e shtetit, Dominic Raab, si dhe me kancelarin e Scacchiere, Rishi Sunak, numri 3 i qeverisë për tu përditësuar me situatën.
Johnson u detyrua të vetizolohej pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, por gjendja e tij u përkeqësua duke u shtruar me urgjencë në St Thomas Hospital të Londrës, ku qëndroi një javë, mes tyre tre ditë në terapi intensive, për të dalë nga spitali të dielën e Pashkëve katolike. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





